Apple dhe EE shkëpusin kontratën me Rita Orën pas shkeljes së rregullave të izolimit

07 janar 2021 | 01:57

Rita Ora luajti në reklamën e realitetit virtual për të festuar lansimin e Apple 12 Pro në nëntor, por doli në titujt e lajmeve menjëherë pak kohë më pas pasi u kap dy herë duke thyer rregullat e rrepta të izolimit në Britani të Madhe.

Tani është thënë se ajo është ‘rënë në heshtje’ nga fushata reklamuese, dhe se markat në fjalë kanë shkëputur kontratën e saj më herët se sa që ishte planifikuar. Një burim i ka thënë The Mirror: “EE e mori shumë seriozisht shkeljen e rregullave të izolimit dhe nuk donte të shihej se po mbështeste veprimet e saj duke e pasur atë si fytyrën e markës së tyre”. DailyMail u është drejtuar përfaqësuesve të Ritës, dhe EE, për një koment por nuk ka marrë përgjigje. Videoja reklamuese e parë e shfaqte Ritën duke kërcyer dhe kënduar në këngën e saj “Let You Love Me” në rrokaqiejt piktoreskë të Londrës, të veshur me një kostum të ngushtë sportiv si një ‘avatar’ në versionin AR.

https://www.youtube.com/watch?v=dTLo768nX5M&feature=emb_logo

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ronaldinho duket se po rigjen shkëlqimin e tij përsa i…