“Apple” dhe “Google” bllokojnë aplikacionin TikTok në Indi
Kompanitë “Apple” dhe “Google” kanë larguar aplikacionin TikTok nga lista e tyre, i cili u mundëson përdoruesve që të krijojnë dhe shpërndajnë xhirime në Indi.
Ky hap është marrë pasi Gjykata e Lartë Madras ka urdhëruar largimin e këtij aplikacioni, bazuar në shqetësimet se ai është përdorur për të shpërndarë pornografi.
Gjykata më e lartë në Indi ka refuzuar të martën një apel nga pronarja e këtij aplikacioni, kompania kineze, “ByteDance”, që të suspendohet ky urdhër.
TikTok ka më shumë se 120 milionë përdorues në Indi, mirëpo është përballur me kritika për shkak të përmbajtjes joadekuate.
Ai është thënë të jetë përdorur më së shumti nga të rinjtë, të cilët kanë shpërndarë, video, këngët e tyre të preferuara, pjesë të komedive të ndryshme, si dhe kanë sfiduar njëri-tjetrin.
Ky aplikacion është i ndaluar në Bangladesh derisa është gjobitur edhe në Shtetet e Bashkuara për sigurim ilegal të të dhënave të fëmijëve.
Bazuar në raportimet e “BBC”-së, kompanitë, “Google” dhe “Apple” nuk u janë përgjigjur kërkesave për koment.