“Apple” dhe “Samsung” zgjidhin mosmarrëveshjen për patentë
28 qershor 2018
| 21:56
“Apple” dhe “Samsung Electronics”, të mërkurën vendosën një marrëveshje për patentë, sipas një depoziti të Gjykatës së Qarkut të SHBA për Qarkun e Veriut të Kalifornisë.
Kjo marrëveshje përfundon një betejë patentash që “Apple” ka zhvilluar kundër “Samsung”, që nga viti 2011 lidhur me akuzat se “Samsung”, ka shkelur patentat e “Apple”, duke “kopjuar” dizajnin e “iPhone”.
“Samsung” kishte paguar më parë $ 399 milion “Apple” për të kompensuar shkeljen e patentës. “Samsung” do të duhet të bëjë një pagesë shtesë për “Apple” me gati 140 milionë dollarë, nëse aktgjykimi është mbështetur.