‘Apple’ dhuron 2.5 miliardë dollarë për zbutjen e krizës në Kaliforni
04 nëntor 2019
| 17:13
Drejtori i përgjithshëm i “Apple”, Tim Cook, ka zbuluar në një intervistë me “Axios”-in, të botuar të hënën, se kompania është duke shpenzuar 2.5 miliardë dollarë për zbutjen e krizës së strehimit në Kaliforni.
Cooku i ka thënë “Axios”-it se problemi është “i paqëndrueshëm” dhe shumë i madh për sektorin publik që të merret vetë.
“Apple” është kompania e tretë e madhe e teknologjisë këtë vit që njofton një plan shpenzimesh për të luftuar krizën e strehimit në Kaliforni.
“Facebook”-u ka premtuar 1 miliard dollarë muajin e kaluar dhe “Google” ka zbuluar një plan shpenzimesh prej 1 miliard dollarësh në qershor.