Apple, fitore historike ndaj BE-së
Gjiganti i teknologjisë, Apple, arriti një fitore gjigante këtë javë, ndërkohë që gjykata e dytë më e lartë në Europë refuzoi urdhërin e BE për kompaninë që të paguajë 13 miliardë euro në tatime të pashlyera në Irlandë, duke i dhënë një goditje përpjekjeve të bllokut për të ndaluar marrëveshjet e favorshme tatimore. Në urdhërin 4 vite më parë, Komisioni Europian deklaroi se Apple ka përfituar nga ndihmat e jashtëligjshme shtetërore, nëpërmjet 2 vendime tatimore në Irlandë që ulën në mënyrë artificiale barrën tatimore për 2 dekada, në 0.005% në vitin 2014. “Gjykata e Përgjithshme anulon vendimin për shkak se Komisioni nuk i’a doli me sukses për t’i treguar standardit të kërkuar ligjor se kishte një avantazh nën nenin 107 të traktatit të Bashkimit Europian”, deklaruan gjykatësit, shkruan “scantv”.
Ata thanë se komisoni ka gabuar kur vlerësoi se dy filialeve të Apple në Irlandë u është dhënë një avantazh i selektuar ekonomik, apo ndihmë shtetërore.
Apple mirëpriti vendimin, duke thënë se çështja nuk ka të bëjë me sa shumë taska paguan, por me vendin ku është kërkuar ta paguajë. Irlanda zyrtare, që kishte apeluar kundër vendimit të Komisionit Europian, së bashku me Apple, deklaroi se ka qenë gjithnjë e qartë se nuk i ka ofruar trajtim të veçantë kompanisë amerikane. Humbja për komisioneren e konkurrencës, Margrethe Vestager, mund të dobësoi çështjet aktuale kundër marrëveshjeve tatimore të Ikea dhe Nike me Hollandën.
Vestager, që e ka kthyer në prioritet të mandatit të saj gjurmimin e marrëveshjeve tatimore, dëshmoi të njëjtën gjykatë vitin e kaluar që hodhi poshtë kërkesën e saj për Starbcuks që të shlyejë 30 milionë euro në taksa të papaguara në Hollandë. Në një tjetër çështje, gjykata hodhi gjithashtu poshtë pretendimin e saj kundër skemës tatimore në Belgjikë ndaj 39 kompanive ndërkombëtare. Komisioni mund të apelojë tek Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Europian, që është gjykata kryesore në kontinent. Analistët thonë se Komisioni, që është urdhëruar të paguajë kostot ligjore të Apple dhe Irlandës, mund ta shpëtojë ende çështjen.