“Apple” gati për modelin e ri të telefonit
Vitin e ardhshëm, “Apple” do të nxjerrë variantin e ri të “SE”-së që pati prezantuar në 2016-tën.
“SE 2” do të ketë dizajnin e “iPhone”-it të fundit përpara revolucionit të gjeneratës X, por me një procesor më të fuqishëm, të ngjashëm me atë të “iPhone 11”.
E gjithë kjo, me një çmim të konsideruar mjaft ekonomik: 399 dollarë.
Ky ishte në fakt dhe objektivi i gjigantit të teknologjisë, të cilin e pati parasysh edhe kur paraqiti “SE”-në përpara tre viteve. Variant i fundit “kopjon” pak stilin e “iPhone8” për sa i takon dizajnit. Ekspertët gjithashtu parashikojnë se ky buxhet ka të ngjarë të tërheqë mjaft njerëz që ende përdorin “iPhone 6” dhe 6s, të cilët mendohet se ende preferohen nga 200 milionë persona, megjithëse këto lloj telefonësh janë lancuar pesë vite më parë.
Shpresat janë që pajisja e re të jetë një “shtytës kryesor i rritjes” për “Apple”- in vitin e ardhshëm. Shitja e telefonave me të lirë si “SE” konsiderohet e një rëndësie të madhe për kompaninë sidomos nëse dëshiron të konkurrojë në tregje si India, ku telefonat më të shtrenjtë se 450 dollarë përbënin 4 për qind të tregut deri vitin e kaluar.