
“Apple” gjobitet me 27 milionë dollarë
09 shkurt 2020
| 20:34
“Apple” është gjobitur me 27 milionë dollarë për ngadalësimin e qëllimshëm të modeleve më të vjetra të iPhone pa e bërë të qartë për konsumatorët.
Gjoba u vendos nga DGCCRF, mbikëqyrësi i konkurrencës dhe mashtrimit në Francë, i cili tha se konsumatorët nuk ishin paralajmëruar, shkruan “BBC”.
Në vitin 2017, “Apple” konfirmoi se ngadalësoi disa iPhone, por tha se e bëri këtë vetëm për të “zgjatur jetën” e pajisjeve.
Më pas, “Apple”, tha në një deklaratë se e kishte zgjidhur çështjen me mbikqyrësit.