‘Apple’, i pari edhe në Kinë sa i përket shitjes së telefonave
Telefonat e kompanisë nga Cupertino, Kaliforni, po dominojnë sa i përket rezultateve të shitjes në Kinë.
Gjatë vjeshtës së vitit të kaluar, Apple prezantoi serinë e telefonave të iPhone 13, e ajo përfshin katër modele – iPhone 13, iPhone 13 mini, iPhone 13 Pro dhe iPhone 13 Pro Max, transmeton Telegrafi.
Në disa kumtesa Apple ka njoftuar se janë të kënaqur me rezultatet e shitjes së këtij telefoni, e tani raportohet edhe për shitjet e këtij telefoni në Kinë.
Counterpoint Research ka njoftuar se raporti ku thuhet se Apple qëndron në vend të parë në Kinë sa i përket numrit të telefonave të shitur, është rritur dukshëm prezantimit të serisë së iPhone 13.
Që nga prezantimi i iPhone 13 e deri më tani, ka qenë lider sa i përket numrit të telefonave të shitur në Kinë, e gjatë gjashtë javëve të fundit plotësisht dominues.
Më i shituri në Kinë gjatë vitit të kaluar ishte iPhone 13, që përbënte 51 për qind të shitjes së përgjithshme të modeleve iPhone 13 në Kinë, derisa në vend të dytë ishte iPhone 13 Pro Max me 23 për qind. iPhone 13 Pro me 21 për qind, e iPhone 13 mini me 5 për qind.