‘Apple’, kompania e parë në botë me vlerë tretrilionëshe
04 janar 2022
| 08:27
Apple ka regjistruar një të arritur tjetër të jashtëzakonshme.
Prodhuesi i iPhone ka arritur vlerën në treg prej tre trilionë dollarëve gjatë së hënës, duke u bërë kompania e parë që vlen aq, transmeton Klankosova.tv.
Aksionet e Apple kanë shënuar rritje prej tre përqind, në një nivel të ri historik prej 182.88 dollarë për aksion, duke tejkaluar vlerën 182.82.
Vlera e tregut të Apple për herë të parë kaloi vlerën prej një trilion dollarëve në gusht të 2018-ës dhe prej 2 trilionëve në gusht të 2020-s.