“Apple” kompania më e pëlqyer për 11 vjet
20 janar 2018
| 10:24
Gjiganti amerikan i teknologjisë dhe prodhuesi i smartfonëve të famshëm “iPhone”, “Apple” është kompania më e pëlqyer në botë për herë të 11-të sipas klasifikimit vjetor të revistës prestigjiozë “Fortune”.
Ky klasifikim bëhet duke u bazuar në votimin e 3900 personave mes drejtuesish, analistësh dhe ekspertësh.
Secili prej tyre vendos 10 kompani që admiron më shumë duke pasur parasysh kritere të ndryshme në lidhje me vlerën e investimit, cilësinë e produktit, menaxhimin, përgjegjësinë sociale dhe aftësinë për të tërhequr talente.
“Apple” ka marrë numrin më të lartë të votave, e ndjekur nga “Amazon” dhe “Alphabet”.