“Apple”, kompania më e vlefshme amerikane në treg
Gjiganti teknologjik, “Apple” është kthyer të mërkurën në kompaninë e parë amerikane në vlerë të 2 trilionë dollarëve.
Në mars të vitit 2018, “Apple” që prodhon telefonat e llojit, “iPhone” ka qenë kompania e parë 1 trilionëshe në treg.
Kjo kompani përcillet tani nga gjigantë tjerë të teknologjisë, përfshirë “Amazon”, “Microsoft” dhe kompaninë simotër të “Google”, “Alphabet”, të cilat tani kanë më shumë se 1 trilion dollarë vlerë në treg.
Fitimet e kompanisë “Apple” janë dyfishuar në krahasim me periudhën e muajit mars, derisa performanca e mrekullueshme e saj ka ndikuar që pasuria e shefit të kësaj kompanie, Tim Cook, të arrijë në 1 miliard.
Suksesi i “Apple” ka ardhur në kohën e rritjes së çmimeve për shërbime të teknologjisë dhe punës nga shtëpitë, me qëllim të respektimit të protokolleve për distancim fizik, të nxitura nga pandemia me koronaviurs.
“Apple” ka raportuar se profiti i është rritur për 8 për qind, duke arritur në 11.2 miliardë dollarë derisa vlera e të ardhurave është rritur për 11 për qind, apo 59.7 miliardë dollarë në çerekun e fundit që ka përfunduar në qershor.