“Apple” lanson versionin e ri të “iOS” për iPhone 12 mini
20 nëntor 2020
| 23:29
Kompania “Apple” ka lansuar versionin e ri të “iOS 14.2.1” për iPhone 12 mini.
Ky model i iPhone ka shfaqur probleme serioze në lidhje “touch screen”, transmeton Informata Online
Në versionin e ri të “iOS” besohet se “Apple” ka rregulluar disa probleme që ishin shfaqur me “touch screen”.
Këto probleme ishin shfaqur në butonin e kamerës ose “flashlight”. Po ashtu janë rregulluar edhe problemet me mesazhet MMS.