“Apple” në dijeni të celularëve me defekte?
Së fundmi kompania “Apple” është paditur për faktin që ka qenë në dijeni të problemit përpara se të lançoheshin “iPhone 6” dhe “6 Plus”.
“iPhone 6” është e përbërë 24% nga alumini, i cili është elementi më i bollshëm i pajisjes, sipas metalurgjstëve. Alumini ishte përgjegjës edhe për katastrofën e quajtur “Bendgate”. Me këto dy telefona “Apple” rriti konsiderueshëm madhësinë, krahasuar me “iPhone 5S”. Problemi që solli ishin dhjetëra mijëra telefona të “Apple” që përkuleshin në xhepat e blerësve.
Sipas padisë, “Apple” e dinte nëpërmjet testimeve të përgjithshme që “iPhone 6” kishte përkulshmëri 3.3 herë më shumë se “iPhone 5”. Përkulja që pësonin telefonat shkaktonte edhe “sëmundjen e prekjes”, në të cilat ekranet nuk përgjigjeshin nga prekja dhe nxirrnin vija gri.
Për këtë arsye “Apple” e rregulloi problemin me telefonin e radhës, “iPhone 6S”, duke e zëvendësuar aluminin e dobët me një më të fortë, por nuk bëri asgjë për telefonat e mëparshëm problematikë që ishin në treg./lexo.al/