“Apple” nis betejën kundër varësisë së përdorimit të “iPhone” nga fëmijët
Dy aksionarë të gjigantit amerikan “Apple”, të shqetësuar nga ndikimet mbi shëndetin mendor të përdorimit të tepruar të “iPhone”, kanë kërkuar kryerjen e një studimi në lidhje me varësinë e fëmijëve ndaj telefonave smartphone.
“Ka një numër gjithnjë në rritje të provave që dëshmojnë se për të paktën disa nga përdoruesit e rinj më të zellshëm, mund të ketë pasoja negative të pavullnetshme mbi shëndetin”, shkruajnë investitorët Jana Partners LLC dhe Fondi i Pensioneve të Mësuesve Kalifornianë (Clastrs), në një letër që mban datën e 6 janarit.
Gjiganti i teknologjisë amerikane propozoi tashmë kontrolle të prindërve dhe mundësinë për kufizimin e aksesit në disa aplikacione dhe përmbajtje.
“Të luftosh në këto momente problemin do të rrisë vlerën për një afat të gjatë për të gjithë aksionerët”, theksuan ata në letrën e tyre të cituar më herët nga “Wall Street Journal”.