“Apple” ofron disa seri televizive falas për karantinë
13 prill 2020
| 20:51
“Kompania Apple” ka vendosur të vë në dispozicion të përdoruesve, pa pagesë, disa përmbajtje audiovizuale që përbëjnë ofertën e saj të programeve me pagesë, “Apple TV Plus”.
”Këta filma dhe seri TV janë për të shoqëruar njerëzit gjatë karantinës”, thuhet nënjoftimin e kompanisë.
Katër seritë televizive në aplikacionin Apple TV, pa pagesë do të jenë “Little America”, “Servant”, “For All Mankind” e “Dickinson”.
“Apple” nuk është kompania e parë që bën abonime falas. “Amazon” ka zgjatur periudhën e provës së shërbimit, nga një në tre muaj (si Apple Music), ndërsa Google ofron dy muaj falas në shërbimin e lojërave video Stadia. /atsh/