“Apple” ofron memorie falas për një muaj në “iCloud”
27 maj 2018
| 20:18
“Apple” ka vendosur të ofroi falas memorie në “iCloud” në muajin e ardhshëm.
Kur përdoruesit e “iCloud” përdorin më shumë se 5GB hapësirë të lirë në cloud që ofron “Apple”, kompania do të dërgoi një mesazh.
“Ju nuk keni hapësirë të mjaftueshme në “iCloud”. Një plan 50GB ju jep shumë hapësirë për të vazhduar backupin e “iPhonet” tuaj. Muaji i parë është falas, ndërsa më pas kushton 0.99 $ në muaj” do të jetë mesazhi i “Apple”.