Apple paraqet iPhone 16 me Inteligjencë Artificiale të integruar brenda

10 shtator 2024 | 08:18

Për të gjithë adhuruesit e teknologjisë dhe telefonëve të rinj, pritjes i erdhi fundit. Kompania e njohur Apple ka hedhur ditën e sotme në treg iPhone 16 pro, i cili konsiderohet si celulari i parë me Inteligjencë Artificiale të integruar brenda tij.

Telefonët iPhone 16 Pro janë pak më të mëdhenj, krahasuar me paraardhësit e tyre. Niveli Pro i modelit fillestar është 6,3 inç dhe Pro Max është 6,9 inç, gjë që i lejon përdoruesit të kenë një ekran më të madh për lojëra dhe filma.

Sipas kompanisë Apple, celularët e rinj janë më të hollë, kanë një bateri që reziston më shumë, si dhe vijnë në 4 ngjyra të ndryshme.

iPhone 16 pro i ri do të fillojë nga 799 dollarë, iPhone 16 Plus nga 899 dollarë dhe çmimi me i lartë arrin në 1599 dollarë.

Telefoni i ri, përmes Inteligjencë Artificiale, do t’i lejojë përdoruesit të marrin informacion për gjërat rreth tyre vetëm duke drejtuar kamerën.

Kështu, një përdorues mund ta drejtojë kamerën drejt një restoranti dhe iPhone 16 do të nxjerrë informacione si komentet, menunë dhe mënyrën se si të bëni një rezervim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Institucioni i Avokatit të Popullit (IAP), ku qytetarët e Kosovës…