“Apple” po përgatit “revolucionin e fshehtë”
27 dhjetor 2019
| 17:42
“Apple” po përgatit një revolucion të vërtetë për pas dy vitesh me gjeneratën “I-Phone 2021”, që nuk do të ketë në përbërje asnjë portë hyrëse duke kaluar të gjitha në wireless.
Domethënë nuk do të ketë portë as për karikimin e as për të lidhur kufje apo aksesorë të tjerë pasi të gjitha lidhjet do të bëhen pa fije, shkruan “scantv”.
Kjo paralajmërohet nga analisti më i besueshëm në “territorin” “Apple Ming-Chi Kuo i Tf International Securities”.
Ka shumë pikëpyetje nëse kjo zgjedhje e “Apple”, do të sjellë rritje të kostos për përdoruesit pasi ende nuk dihet nëse modeli i ri do të përmbajë të përfshirë kufjet dhe karikuesit me wireless.