“Apple” së shpejti me tastierë rezistente ndaj pluhurit dhe ujit
11 mars 2018
| 23:11
Kompania “Apple”, ka zgjidhur problemin e tastierës në laptopët e vet, të cilët për shkak të kornizës së hollë përballeshin me papastërti dhe pluhur.
Ajo së fundi ka patentuar tastierën e cila është rezistuese ndaj pluhurit, madje e mbrojtur edhe nga depërtimi i ujit, transmeton “kp”. Tastiera e re është e hollë dhe ofron një kohë të shpejtë përgjigje në mes të tasteve.