“Apple” shet 34,4 milionë orë të mençura
14 dhjetor 2017
| 21:58
Sipas kompanisë analitike “Canalys”, “Apple” ka pasur sukses viteve të kaluara kur bëhet fjalë për tregun e orëve të mençura.
Bazuar në njohuritë e kompanisë, “Apple” ka shitur 34,4 milionë orë të mençura, duke u nisur nga fakti se kompania ka hyrë në këtë treg në vitin 2015.
Kjo sugjeron se “Apple” është përgjegjës për shitjen e 51,6 për qind të të gjitha orëve të mençura.
Natyrisht, këto shifra duhet të merren me dozë rezervë, pasi që nga publikimi i orës së parë të mençur, “Apple” nuk ka publikuar statistikat zyrtare që kanë të bëjnë me ofertat, shitjet dhe të ardhurat e realizuara nga “Apple Watch”.