“Apple” u kërkon falje përdoruesve të Siri-t, pranon shkeljen e privatësisë
“Apple” i ka kërkuar ndjesë përdoruesve të Siri-t, asistentes së saj vokale, duke pranuar se nuk ka qenë në gjendje të jetë në lartësinë e standardeve të saj për privatësinë.
Ndjesa është bërë e nevojshme pas një ekzaminimi të kryer nga “Apple”, në kuadër të disa zërave në shtyp, në bazë të të cilave kompania ka shfrytëzuar regjistrimet e Siri-t për të përmirësuar njohjen vokale.
Sipas “The Guardian”, disa kontraktorë të tretë kanë dëgjuar në disa raste edhe biseda private dhe regjistruar edhe çifte në marrëdhënie intime.
Si pasojë, për 300 të pajtuarit për të verifikuar praninë e gabimeve në regjistrimet e Sirit, ka pasur një pushim nga puna në masë. Siç rezultoi nga ekzaminimi ynë, ne nuk ishim tërësisht në lartësi të idealeve tona dhe për këtë arsye kërkojmë ndjesë, ka pohuar “Apple”, duke njoftuar praktika të reja për të ruajtur privatësinë.
Që nga 2 gushti, shoqëria amerikane kishte pezulluar programin e klasifikimit që kish nisur, pas akuzave se janë dëgjuar biseda private gjatë verifikimeve të punonjësve të saj.
Mes tyre, informacione mjekësore dhe çifte në marrëdhënie intime. Si pasojë, qindra persona të pajtuar për të verifikuar gabimet në regjistrimet e Sirit-t, kanë humbur vendin e punës menjëherë.
Sipas gazetës britanike, që kishte denoncuar e para shkeljen e privatësisë nga ana e “Aapple”, janë 300 punonjës që janë dërguar në shtëpi.