‘Apple’ ulë ndjeshëm çmimin e ‘iPhone X’
“Apple” mund ta bëjë “iPhone X” më të arritshëm për të gjithë, duke ulur çmimin e pajisjes jashtëzakonisht shumë, së shpejti.
Sipas analistit të “International Securities”, Ming-Chi Kuo, “Apple” është duke planifikuar të ulë çmimin e “iPhone X| deri në 300 dollarë.
“iPhone X” ka dalë në shitje për një vlerë prej 999 euro, dhe ka qenë shumë i shtrenjtë për shumë njerëz.
Por kompania e teknologjisë me sa duket planifikon të nxjerrë një gjeneratë të re të “iPhone X” gjatë këtij viti me etiketa shumë më të kapshme të çmimeve, transmeton “TCh”.
Çmimet e reja do të aplikohen në gjeneratën e dytë të “iPhone X” që duhet të vijë në formën e një “iPhone”-i të ri prej 5.8 inç, një “iPhone X Plus” më të madh prej 6.5 inç dhe një “iPhone 6.1” me 6.1 inç.
Çmimet priten për të jenë 800 dollarë, 900 dhe 600 dollarë.
Ky kursim prej 300 dollarësh në modelin standard merr parasysh 100 dollarë shtesë, të cilat duhet të ruhen nga mbushësi i ri dhe i shpejtë që është përfshirë.
Në thelb, “Apple” ka përpunuar procesin e saj të prodhimit në mënyrë që marrja e një “iPhone X” nuk do të jetë aq e shtrenjtë.