Aprovimi i demarkacionit, vizat kah mesi i vitit të ardhshëm
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ibrahim Gashi, ka shprehur optimizëm se koalicioni qeverisës do të marrë vendim të duhur, në përputhje me interesin e shtetit dhe të qytetarëve, sa i përket çështjes së demarkacionit me Malin e Zi.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, ai ka thënë se nëse do të ketë aprovim të demarkacionit në një periudhë të afërt, atëherë liberalizimi i vizave do të mund të ndodhte diku kah mesi i vitit të ardhshëm.
Sipas Gashit, qeveria Haradinaj e ka kuptuar seriozitetin e agjendës evropiane, por rezultatet mbeten të shihen.
Në këtë kontekst, ai ka theksuar se Kosova ka marrë MSA-në, por ende ka punë të konsiderueshme për të lëvizur në drejtim të procesit të përafrimit dhe të integrimit në Bashkimin Evropian.
(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës “Epoka e re”)