Aprovohet kërkesa e mbrojtjes së Thaçit, shtyhet deri më 19 dhjetor shqyrtimi i paraburgimit
Gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, ka aprovuar kërkesën e mbrojtjes, ku me anë të një vendimi ka shtyrë shqyrtimin e radhës të paraburgimit ndaj Hashim Thaçit deri më 19 dhjetor.
Ai ka udhëzuar mbrojtjen që të dorëzojë shkresën, me anë të së cilës Thaçi heq dorë nga rishikimi i paraburgimit, deri më 15 nëntor 2022, shkresë e cila është dorëzuar nga mbrojtja.
Mbrojtja e Thaçit kishte kërkuar një ndryshim të afatit kohor në mënyrë që të jepte një përgjigje ndaj parashtresave për paraburgim pasi të zgjidhej një çështje dhe pasi të bëhet shqyrtimi i ndonjë zbulimi pasues të provave.
Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS), më 30 shtator ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Kjo pasi, gjykatësi e kishte aprovuar pjesërisht mocionin e mbrojtjes së Hashim Thaçit, të parashtruar ndaj aktakuzës së ndryshuar në rastin ku ai me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, po akuzohen për krime lufte dhe ZPS-ja ishte urdhëruar të bëjë ndryshime në aktakuzën e ndryshuar.
Këto akuza janë hedhur postë nga Thaçi, Veseli, Selimi dhe Krasniqi.