Aprovohet në Qeveri kërkesa e policisë për pagesën e orëve shtesë të punës
09 tetor 2018
| 14:51
Sot në mbledhjen e kabinetit qeveritar është aprovuar kërkesa e Policisë së Kosovës për ndarjen e mjeteve për orët shtesë të punës së zyrtarëve policor.
Për këtë janë ndarë 2.6 milionë euro në mënyrë që të mund të kompensohen të gjitha orët shtesë.
Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se mjetet financiare ndahen nga Ministria e Financave, e cila obligohet për zbatimin e këtij vendimi që duhet të hyjë në fuqi menjëherë në momentin e nënshkrimit.
/Epoka e re/