‘Aq larg është bashkimi kombëtar, sa Kosova ende nuk e ka uruar Shqipërinë për zgjedhjet’

28 prill 2021 | 11:47

Ish-kryetari i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, e ka kapur një detaj të rëndësishëm që flet shumë për marrëdhëniet politike në mes të Kosovës dhe Shqipërisë.

Spahiu ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”  se aq shumë mllef ka në mes të politikanëve, saqë Kosova zyrtare ende nuk e ka uruar Shqipërinë për zgjedhjet e 25 prillit.

“BAJRAKTARËT: Aq larg është bashkimi kombëtar, sa Kosova ende nuk e ka uruar Shqipërinë për zgjedhjet, ndonëse komshinjtë grek, turq dhe maqedonas e bën të parët… O Zot i Madh sa mllef kemi mes vetes. Hajde prit bashkim prej të tyre kur urrejnë njëri-tjetrin”, ka shkruar Spahiu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parlamenti Evropian (BE) ka votuar me shumicë votash në favor…