AQH-ja zvicerane vazhdon ta mbështesë me projekte shëndetësinë në Mitrovicë

26 qershor 2020 | 17:45

Drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj-Barani dhe drejtori i QKMF-së “Dr. Nexhat Çuni” në Mitrovicë, Fevzi Sylejmani, kanë pritur të premten në një takim përfaqësuesit e organizatës zvicerane Accesible Quality Healthcare (AQH), Bajram Maxhuni dhe Qamile Ramadani.

Qëllimi i këtij takimi ishte përkrahja e projekteve që ndikojnë në përmirësimin dhe ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Mitrovicë dhe në rrjetin institucional.

Me këtë rast, përfaqësuesit e AQH-së kanë potencuar se do ta vazhdojnë përkrahjen e shëndetësisë në Mitrovicë në projekte të ndryshme dhe një ndër projektet do të jetë përmirësimi i rrjedhjes së pacientëve, ku do të bëhet digjitalizimi i terminëve të pacientëve në QKMF dhe ordinancave në mjekësinë familjare, që hyjnë në kuadër të pikës së ofrimit të shërbimeve më të mira shëndetësore.

Ndërsa drejtoresha e Shëndetësisë, Erseka Hasanaj Barani, ka falënderuar dhe vlerësuar lart kontributin e AQH-së për realizimin me sukses të të gjitha projekteve paraprake si dhe për vazhdimin e projektit në fjalë që ka për qëllim përkrahjen e sektorit të shëndetësisë për ofrimin e shërbimeve sa më cilësore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni i EULEX-it është bërë objekt diskutimesh publike në relacionet…