Arabët, gati 1 bilion euro për transferimin e Vinicius Junior
Vinicius Junior ishte një nga emrat më të lakuar vitin e shkuar, për shkak se nuk mori çmimin e “Topit të Artë” duke ngjallur shumë polemika. Megjithatë, sulmuesi Brazilian arriti të merrte çmimin e lojtarit më të mira nga FIFA, një trofe ngushëllues, pas një super sezoni si protagonist që Vini Jr zhvilloi me fanellën e “Los Blancos”.
Megjithatë forma e mirë që po kalon Vinicius duket se ka zgjuar dëshirat më të çmendura të sheikëve arab. Ditën e sotme e përditshmja spanjolle “AS” ka publikuar lajmin, se në Arabi po projektohet një ofertë jashtë logjikës financiare dhe asaj çka jemi mësuar të shohim në botën e futbollit.
Vlera e transferimit do të jetë rekord prej 300 milionë eurosh. Por jo vetëm kaq, ajo që “trondit” botën e futbollit është paga që do të përfitojë braziliani. Plotë 1 bilion euro e ndarë në 5 vite, 200 milionë euro në sezon, duke e bërë kështu Viniciusin lojtarin më të paguar të historisë.