Arabia Saudite e gatshme të dërgojë trupa në Siri
Ministri i Punëve të Jashtme të Arabisë Saudite, Adil al-Xhubair, ka thënë se janë të gatshëm të dërgojnë trupa në Siri si pjesë e një koalicioni të gjerë nëse kjo do të kërkohej.
Këtë deklaratë Al-Xhubairi e ka bërë gjatë një konference të përbashkët për shtyp me sekretarin e përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, të cilin e priti në kryeqytetin e vendit, Riad.
”Ne po flasim për dërgimin e trupave në Siri nga Koalicioni ushtarak islam kundër terrorizmit”, ka thënë Al-Xhubairi.
Edhe gazeta amerikane “Wall Street Journal” (WSJ) kishte shkruar se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i cili kërkon tërheqjen e Amerikës nga Siria, vazhdon kontaktet për zëvendësimin e trupave amerikane në verilindje të Sirisë me ushtarë të Egjiptit, Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA) dhe Katarit.