Arabia Saudite gati për misionin e parë drejt Marsit

10 qershor 2020 | 11:42

Misioni i parë arab në hapësirë po përgatitet të niset brenda javësh. Mediet ndërkombëtare shkruajnë se sonda e tyre do të udhëtojë për shtatë muaj rreth 493 milionë kilometra për të arritur Marsin.

Ajo do të sjellë informacione të reja rreth klimës dhe atmosferës së planetit të kuq duke bërë rrotullime në orbitë. Sonda do të qëndrojë në orbitë për një vit marsian, 687 ditë. Një xhiro rreth orbitës së Marsit zgjat 55 orë.

Drejtori i këtij programi Sarah Al-Amiri tha se projekti është një iniciativë e madhe për shkencëtarët e rinj arabë në inxhinierinë hapësinore. Sonda është quajtur “Amal” që në shqip do të thotë shpresë  dhe do të niset nga një ishull japonez më 14 korrik.

Pajisja është e pajisur me sensorë të ndryshëm dhe sipas Al-Amirit do të ketë për qëllim matjen e masave të oksigjenit dhe hidrogjenit, dy prej elementëve më të rëndësishëm për ujin./tvklan.al/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kliko këtu /PDF/ Njoftimi për shprehje të interesit