Arabia Saudite jep 100 milionë dollarë për rindërtimin e Sirisë
17 gusht 2018
| 14:21
Arabia Saudite ka njoftuar se ka dhuruar 100 milionë dollarë për projektet e stabilizimit në verilindje të Sirisë, në zonat që dikur ishin të kontrolluara nga militantët e Shtetit Islamik.
Tani, këto zona kontrollohen nga forcat që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ambasada e Arabisë Saudite në Uashington ka bërë me dije se paratë do të “shpëtonin jetë dhe do të ndihmonin në organizmin e kthimit të sirianëve të zhvendosur dhe do të parandalonin rivendosjen e ISIS-it”.
Paratë do t’i kushtohen bujqësisë, arsimit, rinovimit të infrastrukturës, rregullimit të ujësjellësit.