Arabia Saudite lejon pelegrinët e vaksinuar të marrin pjesë në pelegrinazhin e Umers
Arabia Saudite do të fillojë të pranojë vizitorë të huaj të vaksinuar në qytetet e shenjta të Mekës dhe Medinës, si pjesë e pelegrinazhit të Umres.
Autoritetet do të fillojnë të pranojnë kërkesat e udhëtimit nga e hëna.
Pelegrinazhi i Umres përfshin Medinën dhe Mekën, ky ritual mund të ndërmerret në çdo kohë të vitit dhe tërheq miliona njerëz nga e gjithë bota, shkruan BBC, përcjell Klankosova.tv
Ky vend fillimisht do të lejojë 60 mijë pelegrinë të kryejnë pelegrinazhin çdo muaj, duke e rritur gradualisht numrin në dy milionë njerëz në muaj, thotë Agjencia Shtetërore e Shtypit Saudit (SPA).
Vizitorët e huaj gjithashtu do të duhet të bien dakord t’i nënshtrohen karantinës nëse është e nevojshme, ka thënë zëvendësministri i haxhit Abdulfattah bin Sulaiman Mashat.
Vendi ka regjistruar gati 532 mijë raste të koronavirusit dhe më shumë se 8 mijë e 300 vdekje.