Arabia Saudite nis ndërtimin e një kompleksi argëtues
Arabia Saudite ka mbajtur një ceremoni të rrallë të fillimit të ndërtimit të një ambienti argëtues, i cili përbën një tjetër hap në planet e trashëgimtarit të fronit, Princit Muhammad bin Salman për të hapur ekonominë e shtetit konservativ dhe për të ndryshuar politikat kulturore.
Trashëgimtari i fronit dhe mbreti saudit, Salman kanë marrë pjesë në ceremoninë e 28 prillit në Kidia, afër kryeqytetit Riad.
Kompleksi argëtues, i cili synon të tërheqë 1.5 milion vizitorë brenda vitit, është ndërtuar në një hapësirë prej 33 400 hektarësh
Pjesa e parë e hapësirës pritet të hapet më 2022.
Në këtë ambient do të ketë pishina, shtëpi pushimi, vende për organizimin e ngjarjeve kulturore dhe atyre sportive.
I gjithë projekti pritet të kushtojë 8 miliardë dollarë.
Së fundmi, Arabia Saudite ka hapur kinemanë e parë pas 40 vitesh.