Arabia Saudite nuk do të kandidojë për Botërorin 2030
23 qershor 2023
| 13:11
Arabia Saudite tërheq kandidaturën për organizimin e Kupës së Botës 2030. Është gazeta “Marca” që shkruan se vendimi është marrë në bazë të fuqisë së projektit të Spanjës, Portugalisë dhe Marokut.
Pasi kanë analizuar tablonë e situatës, sauditët kanë arritur në përfundimin se është e pamundur të mbizotërojnë kandidaturën rivale, e përforcuar nga puna diplomatike e federatave portugeze dhe spanjolle në vitet e fundit. Ministri i Jashtëm saudit ka kontaktuar në këto orë Greqinë dhe Egjiptin për të komunikuar braktisjen e projektit.
Ndërkohë nuk është bërë e ditur akoma nëse Arabia Saudite do të konkurrojë për Botërorin 2034.