Arabia Saudite prish renditjen e lojtarëve më të paguar, Mbappe zbret i pesti
Nëse një vit më parë Kylian Mbappe u bë më i paguari në botë me rinovimin e kontratës te PSG-ja, ai tashmë ka zbritur në vendin e katërt. Transferimet e yjeve të futbollit jashtë Evrope ka bërë që renditja të pësojë ndryshime.
Në vendin e parë tashmë gjendet Cristiano Ronaldo, që me kontratën që firmosi në janar tek Al Nassr në Arabinë Saudite përfiton rreth 200 milionë euro në vit.
Në vendin e dytë ka kaluar Karim Benzema, që do të marrë sa gjysma e Ronaldos në skuadrën tjetër arabe Al-Itihad, që u shpall kampion. Ngjitja galopante i takon Ngolo Kante, i cili do të luajë po në kampionatin e Arabisë Saudite dhe paga e tij do të jetë 50 milionë euro. Pra, Arabia Saudite ka prishur ekuilibrat e tregut të futbollistëve, me shumë yje të tjerë që janë në fund të karrierës që pritet t’i bashkohen këtij trendi.
Në vendin e katërt të renditjes për pagat më të lartë është Lionel Messi, që do të paguhet rreth 50 milionë euro të Inter Miami. Po kaq edhe Mbappe, që nga i pari, zbret në vendin e pestë. Top-dhjetëshja plotësohet nga yje të tjerë, Haaland i gjashti me 45 milionë euro, Salah 35 milionë, Neymar 30, Iniesta 28 dhe De Bruyne me 21 milionë euro në vit.
Renditja e lojtarëve më të paguar
1. Cristiano Ronaldo 200 milionë euro në vit
2. Karim Benzema 100
3. N’golo Kante 50
4. Lionel Messi 50
5. Kylian Mbappe 50
6. Erling Haaland 45
7. Mohamed Salah 35
8. Neymar 30
9. Andres Iniesta 28
10. Kevin De Bruyne 21