
Arabia Saudite shkarkon Mançinin
25 tetor 2024
| 10:57
“Roberto Mançini nuk është më trajneri i Arabisë Saudite. Bordi Drejtues i Federatës Saudite të Futbollit dhe trajneri i kombëtares Roberto Mançini arritën një marrëveshje të përbashkët e cila parashikon përfundimin e marrëdhënies kontraktuale”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Në katër ndeshjet e fundit të vlefshme për kualifikimin në Botëror, Arabia Saudite ka shënuar dy barazime, një humbje dhe vetëm një fitore.
59-vjeçari, që kishte një kontratë 30 milionë dollarë në vit, ishte në krye të kësaj skuadre që nga gushti i vitit 2023. Mançini drejtoi kombëtaren saudite për 14 muaj, duke grumbulluar vetëm 9 fitore në 21 ndeshje zyrtare. Shtatë barazime, 5 humbje për Arabinë Saudite.