
Arabia Saudite shpreh interesim për investime në Kosovë
28 shkurt 2025
| 12:26
Një delegacion i Arabisë Saudite, i kryesuar nga dr. Abdulhamit Jafer, ka ardhur për vizitë në Kosovës, me ç’rast ka vizituar Aleanca Kosovare të Bizneseve (AKB).
Në kuadër të kësaj vizite u tha se Arabia Saudite është e interesuar për të mbështetur iniciativat e investimeve private dhe publike në Kosovë, sipas kërkesave që ka Kosova.
Kryetari i AKB-së, Agim Shahini, ka thënë se Kosova ka politikat me të mira për investim në Ballkanin Perëndimor, dhe kjo sipas tij, ka shprehur interesim për investitorët arabë.
Të dy palët u zotua që të vazhdojnë komunikimin për të mirën e dy shteteve dhe bizneseve.