Arabia Saudite thotë se ka shkatërruar një raketë balistike

29 mars 2020 | 13:25

Arabia Saudite ka bërë me dije se forcat e saja kanë detektuar dhe më pas shkatërruar një raketë balistike, pasi tre shpërthime janë raportuar se kanë ndodhur në kryeqytetin saudit, Riad.

Forcat ajrore saudite kanë thënë se kanë rrëzuar një raketë pak para mesnatës më 28 mars, duke përdorur sistemin amerikan të mbrojtjes raketore, Patriot.

Mediet saudite kanë raportuar se edhe një raketë tjetër është shkatërruar mbi qytetin Jizan, që gjendet në kufi me Jemenin, por raportime të tilla nuk kanë mundur që të konfirmohen menjëherë.

Ende nuk ka të dhëna për dëme apo për të lënduar.

Askush ende nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin me raketë, por rebelët Hut hi, që mbështetën nga Irani, kanë kryer qindra sulme me raketa përgjatë kufirit ndërmjet Jemenit dhe Arabisë Saudite.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të…