Arabia Saudite vendos rregulla të reja për turistët
06 tetor 2019
| 14:03
Çiftet e huaja të pamartuara në Arabinë Saudite, tani mund të marrin së bashku me qira dhoma hoteli, si pjesë e një regjimi të ri vizash nga ana e qeverisë. Gratë, përfshirë edhe ato vendase, do të lejohen të qëndrojnë vetëm në dhomat e hotelit.
Më herët, çiftet duhet të kishin dokumente që vërtetonin se ishin të martuar para se të merrnin një dhomë hoteli.
Gjithashtu, në bazë të rregullave të reja, femrat që shkojnë në Arabinë Saudite për turizëm nuk duhet të mbulohen plotësisht, por ende u kërkohet të vishen në mënyrë modeste.
Masat e marrë nga ana e qeverisë vijnë në kuadër të përpjekjeve të fundit të Arabisë Saudite, për të rritur industrinë e turizmit dhe për të zbutur imazhin e saj në sytë e turistëve dhe investitorëve të huaj.