Arb Manaj e vazhdon karrierën në Kroaci
26 korrik 2022
| 16:37
Arb Manaj është bërë me klub të ri.
Sulmuesi nga Kosova i është bashkuar klubi kroat, Slaven Belupo.
Lajmin e ka bërë me dije klubi i tij i ri përmes një njoftimi në rrjetet sociale.
24-vjeçari i dha fund eksperiencës në Turqi, ku kishte luajtur me ekipet Ankara Keçiorengucu, Balikesirspor dhe së fundmi në Bandirmaspor.
Ish-futbollisti i Dukagjinit dhe i Trepçës ’89 ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin kroat, me mundësi vazhdimi për një tjetër.
Ai do të jetë në dispozicion të trajnerit që nga ndeshja me Osijekun.