Arb Manaj shpallet Sportisti i Vitit 2020 në Klinë

06 janar 2021 | 14:03

Futbollisti Arb Manaj është shpallur Sportisti i Vitit 2020 në Komunën e Klinës. Manaj që karrierën në futboll e ka filluar në KF Dukagjini tash luan me plotë sukses për klubin turk Ankara Keciorengucu.

“Arbi ka një të kaluar sa të dhimbshme aq edhe krenare e frymëzuese. Djalë i një familje atdhetare e të cilit kriminelët serb ia vranë prindin kur Arbi ishte vetëm tetë muaj. Por, me mbështetjen e familjes, me një angazhim të jashtëzakonshëm, disiplinë, talent e dashuri për futbollin, Arbi ka arritur ta përmbushë ëndrrën e tij, duke u bërë futbollist profesional shumë i suksesshëm dhe duke qenë shembull për t’u ndjekur për të rinjtë tjerë në realizimin e qëllimeve të tyre e duke na bërë krenar të gjithë neve”, ka shkruar Zenun Elezaj, kryetar i Komunës së Klinës.

Me mirënjohje për kontributin e dhënë për zhvillimin e sportit në Klinë dhe Kosovë është nderuar veterani i futbollit, Sali Marmullaku, i cili karrierën si portier e ka filluar në vitin 1970 dhe ishte një ndër futbollistët e parë shqiptar të ish-KF Malishgani dhe ka dhënë kontribut të madh në pavarësimin e sportit të Kosovës ndaj Serbisë dhe në emërimin e klubeve të sportit të Klinës me emrin “Dukagjin”.

(Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës…