Arbeloa: Messi nuk më ka pëlqyer kurrë, uroj ta lërë futbollin para kohe
Ish-lojtari i Real Madridit, Alvaro Arbeloa, është një nga ata që nuk e shijon lojën e Lionel Messit.
Diçka të tillë e ka thënë hapur në emisionin “El Chiringuito”, ku tanimë do të bëjë komentatorin. Por nuk është ndalur vetëm me kaq, pasi ka deklaruar se dëshiron që argjentinasi të tërhiqet sa më shpejt nga futbolli i luajtur.
“E respektoj shumë Barcelonën. Është ekip i madh dhe me një lojtar të shkëlqyer si Lionel Messi. Ai është shumë i mirë, por unë nuk kam qenë në gjendje të zbavitem duke e parë atë dhe mendoj se nuk do të jem në gjendje kurrë. Shpresoj të tërhiqet nga futbolli para kohe. Unë po numëroj ditët”, ka thënë Arbeloa, duke shtuar: “Unë nuk jam kundër Barcelonës. Gjithmonë dëshiroj që ajo të humbasë, pasi është gjë e mirë për Realin e Madridit. A do të doja të dështonte në Ligën e Kampionëve? Po, do të kishte një rival më pak për Realin. Barcelona ka qenë gjithmonë një ekip sfidues. Është ekip i shkëlqyer. Gjithmonë doja ta mundja”.