Arben Fetahu, rizgjidhet Kryetar i FBK-së

30 gusht 2024 | 20:55

Arben Fetahu është rizgjedhur Kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK).

Në Kuvendin e Rregullt Zgjedhor kanë marrë pjesë 31 delegatë nga 33 sa numëron Kuvendi dhe më të gjitha votat pro, Fetahu do të vazhdojë të drejtojë basketbollin e Kosovës edhe për katër vitet e ardhshme.

Fetahu ishte zgjidhur kryetar i FBK-së në vitin 2018, duke pasuar Erolld Belegun, derisa më 2020 vazhdoi mandatin për katër vitet e ardhshme.

Në Kuvendin e Rregullt Zgjedhor, fillimisht është zgjedhur Trupi punues, për të vazhduar më pas me pikat tjera.
Gjithashtu është bërë Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e Kuvendit të Punës të datës 13.03.2024, derisa Arben Fetahu ishte kandidat i vetëm për kryetar të FBK-së.

Fetahu ka paraqitur Plan Programin 4 vjeçar, duke theksuar se si të zhvillojë basketbollin e Kosovës.

Pasi mori të gjitha votat, Fetahu ka falënderuar të gjithë të pranishmit për besimin e dhënë.

Më pas janë zgjidhur nënkryetarët e FBK-së që për katër vitet e ardhshme do të jenë: Artan Kurti dhe Fatmir Gashi.

Ndërkohë, anëtarë të Bordit të FBK-së për katër vitet e ardhshme do të jenë: Teuta Abdullahu, Arben Polloshka, Dardan Kasapolli, Ideal Bakija, Florian Miftari, Egzon Fetiu dhe Rrahman Përteshi.

Në Këshillin Mbikëqyrës janë zgjedhur Dren Zatriqi, Adelina Cipa dhe Leart Hoxha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkëshortja e një spiuni të dyshuar që vepronte për llogari…