Arben Fetoshi: Vendlindja e Ukshin Hotit është përcaktuar për #Rimëkëmbjen
Profesori universitar, Arben Fetoshi i cili garon për deputet të Parlamentit të Kosovës nën siglën e Partisë Demokratike të Kosovës #134, në profilin e tij “Facebook”, ka falënderuar Krushën e Madhe, vendlindjen e Ukshin Hotit, vendlindjen e Hotjanëve, Durakëve, Gashëve, Nallëve, Dellovëve, Krasniqëve, Shaljanëve, Zeqirëve, Ramadanëve, Bellanicëve e Malësorëve, të cilët janë të vendosur për ta vazhduar amanetin e heronjve e të plagës së hapur të të pagjeturve, në shërbim të nderit, dinjitetit dhe krenarisë. Kandidati për deputet,
Arben Fetoshi është nip i patriotit Ukshin Hoti.
Postimi i plotë i Fetoshit:
Përjetësisht falënderues Krushës së Madhe të dajës Ukë, Hotjanëve, Durakëve, Gashëve, Nallëve, Dellovëve, Krasniqëve, Shaljanëve, Zeqirëve, Ramadanëve, Bellanicëve e Malësorëve, dhe i vendosur për ta vazhduar amanetin e heronjve e të plagës së hapur të të pagjeturve, në shërbim të nderit, dinjitetit dhe krenarisë.
Vendlindja e Ukshin Hotit është përcaktuar për #Rimëkëmbjen dhe FITOREN e betejës së fundit për shtetin, shëndetin dhe zhvillimin drejt integrimit euro-atlantik të Republikës.