Arben Gashi: LDK’ja e shpëtoi pavarësinë e Kosovës
10 shtator 2019
| 00:08
Kandidati për deputet nga radhët e LDK’së, Arben Gashi, i ftuar në emisionin DPT te Fidani ka thënë se LDK’ja ka hy në koalicion me PDK’në në vitin 2007 për ta shpëtuar pavarësinë e Kosovës, sepse sipas tij, PDK’ja po e sabotonte shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
“Ne kemi hy në koalicion me PDK’në për ta shpëtuar pavarësinë e Kosovës”, është shprehur Gashi.
Ai tha se PDK’ja e ka sabotuar pavarësinë e Kosovës duke e nxitur protesta të dhunshme, duke deklaruar para ndërkombëtarëve se nëse PDK’ja nuk bashkëqeverisë, atëherë nuk mund të garantohet siguria në Kosovë, dhe nuk do të implementohej Pakoja e Ahtisarit.