Arben Gashi thotë se s’ka pasur rivalitet mes UÇK-së dhe LDK-së, kujton një bisedë me Sabri Hamitin
17 prill 2023
| 22:10
Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi ka komentuar procesin gjyqësor në Gjykatën Speciale.
Duke folur në T7, ai ka thënë se njerëzit e LDK-së kanë qenë ushtarë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe se nuk ka pasur rivalitet në mes të LDK-së e UÇK-së.
Gashi shtoi se për vrasjet e pasluftës, LDK kërkon drejtësi, ndërsa ka cituar një bisedë me Sabri Hamitin i cili i kishte thënë se ata që po vrasin aktivistë të LDK-së “nuk mund të jenë shqiptarë”
“Po citoj Sabri Hamitin i cili më kishte thënë se nuk muj me mëndu kurrë se më vranë shqiptarët. Ata që po tentonin ta vrasin. Nuk mund të jenë shqiptarë ata që e kanë vrarë Enver Malokun. E unë them se ata që i kanë bërë këto kanë pasur urdhër nga Serbia”, tha ai.