Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e kryeministrit

27 nëntor 2024 | 11:26

Arben Krasniqi është emëruar sekretar i përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit.

Ky vendim është marrë në mbledhjen e sotme të Qeverisë, ku është përmendur se për këtë pozitë janë propozuar tre kandidatë.

“Propozim vendimi është në harmoni të plotë me dispozitat ligjore për zyrtaret publik dhe i njëjti është diskutuar me institucionet përkatëse dhe përmbush kërkesat procedurale për t’iu nënshtruar vendimmarrjes në këtë mbledhje të qeverisë. Me këtë rast kërkoj nga kabineti qeveritar që ta miratoni propozim vendimin e Komisionit për emërimin e Arben Krasniqit si sekretar i Përgjithshëm i ZKM-së”, ka thënë ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qeveria e Kosovës ka formuar Komisionin ad-hoc për vlerësimin profesional…