Arben Mustafa: Kurti po i mbanë qytetarët të varur nga ndihmat simbolike
13 dhjetor 2023
| 15:13
Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të PDK-së, Arben Mustafa ka reaguar pas vendimit të Qeverisë Kurti për të dhuruar ndihma nga 100 euro për pensionistët dhe fëmijët.
Mustafa, përmes një postimi në Facebook, është shprehur se Kurti po i mbanë qytetarët të varur nga ndihmat simbolike të kohëpaskohshme, pa u ofruar zgjidhje të qëndrueshme.
“Ky është mentalitet i qeverisjes në varfëri, ku qytetarët mbahen të varur nga shtrirja e dorës me ndonjë qindarkë kohë pas kohe nga qeveria. Për pensionistët nuk mjafton mbështetja për ta festuar Vitin e Ri, por duhet mbështetje që ua mundëson përballimin e shpenzimeve të përditshme të cilat janë bërë të papërballueshme!”, ka shkruar ai.