Arben Mustafa: Vlera e mjeteve pensionale të investuara nga Trusti po shënon rënie

15 mars 2023 | 12:28

Koordinatori i Departamentit për Financa në Kabinetin për Qeverisje të Mirë të Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Mustafa, ka thënë se kursimet pensionale të qytetarëve të Kosovës janë të rrezikuara.

Sipas tij, vlera e këtyre mjeteve po shënon rënie të theksuar.

Ai gjithashtu thekson se si pasojë e moszgjedhjes së anëtarëve të rinj të Bordit Drejtues të Trustit, ky Bord vazhdon të jetë jofunksional.

“Vlera e mjeteve pensionale të investuara nga Trusti po shënon rënie të theksuar, ndërsa Bordi Drejtues i Trustit, i cili është organi kryesor vendimmarrës në këtë institucion vazhdon të jetë jofunksional si pasojë e moszgjedhjes së anëtarëve të rinj të Bordit nga Kuvendi i Kosovës. Ngathtësia e institucioneve në kryerjen e detyrave të tyre po rrezikon seriozisht kursimet pensionale të qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar Mustafa në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) ka rikujtuar të gjithë personat…