Arben Taravari sfidon Ali Ahmetin në garën për president të Maqedonisë së Veriut

18 shkurt 2024 | 14:37

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët dhe kandidati për president i koalicionit opozitar në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari, ka reaguar ndaj kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.

Taravari e ka ftuar Ahmetin që të futet në garë dhe sipas tij, të mos bëjë propagandë.

“Propaganda e BDI-së prej kur shpalla kandidaturën për president njëherë thotë se do dali Ali Ahmeti si kandidat, njëherë tërhiqet… Unë e ftoj hapur z. Ali Ahmetin të garojmë dhe le të zgjidhni ju se cili ju përfaqëson më shumë e më mirë!”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Kujtojmë se Taravari është përkrahur nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Brazilit, Luiz Inacio Lula da Silva, ka akuzuar…